Tjetër skandal ushqimor, pjeshkët shqiptare me nikel, bllokohen në Kroaci

Shqipëria përballet sërish me një skandal ushqimor. Në Kroaci u bllokua një ngarkesë me 5.5 ton pjeshkë shqiptare, të cilat rezultuan të kontaminuara me nikel mbi normën e lejuar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) konfirmoi rastin dhe tha se frutat u asgjësuan në Kroaci. Nga kontrollet në magazina rezultoi se i gjithë produkti ishte eksportuar dhe nuk kishte hyrë në tregun vendas.

Deklarata e AKU-së:

Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë “Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367” me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.

U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.

Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.

AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *