Një 67-vjeçare nga Belshi dhe djali i saj 36-vjeçar akuzohen nga policia për një seri prej 6 vjedhjesh të kryera nga muaji maj deri në shtator në qytetet e Memaliajt dhe Përmetit.
Hetimet zbuluan se nëna e biri vepronin me plan, duke studiuar banesat, lokalet dhe objektet e kultit që synonin, e më pas kryenin grabitjet në orët e vona të natës. Ata përdornin mjete të thjeshta si kaçavidë dhe leva për të depërtuar brenda dhe për të marrë sende me vlerë dhe shuma parash.
Policia ka arrestuar 67-vjeçaren, ndërsa djali i saj është shpallur në kërkim. Gjatë aksionit u sekuestruan një automjet, një celular dhe veglat e përdorura për vjedhjet. Hetimet për kapjen e 36-vjeçarit vijojnë.