Viti i ri shkollor për arsimin profesional, mbi 16 mijë nxënës në bankat e shkollës, Ministri Blendi Gonxhja: regjistrimet të hapura deri në 30 shtator

Sot ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor për arsimin profesional, ku më shumë se 16 mijë nxënës i janë rikthyer bankave të shkollës. Mes tyre, mbi 4,200 nxënës të klasës së 10-të nisin për herë të parë rrugëtimin drejt formimit të tyre profesional.

Procesi i regjistrimeve për klasat e dhjeta në arsimin profesional vijon të jetë i hapur deri më 30 shtator, përmes portalit e-Albania.

Në këtë ditë të parë, ministri i Arsimit Profesional Blendi Gonxhja uroi nxënësit për një vit të mbarë shkollor, duke i përgëzuar veçanërisht ata që sapo hedhin hapat e parë drejt profesionit të zgjedhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *