Arrestohet nënkryetarja e komunës, rrahu punonjësen se dha dorëheqjen!

Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit u arrestua dje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje brenda objektit të komunës. Sipas policisë, e dhunuara kishte kërkuar një vendim lidhur me largimin e saj nga puna, gjë që ka çuar në konfliktin mes tyre.

Autoritetet bënë me dije se, pas marrjes në pyetje, e dyshuara u lirua me urdhër të prokurorit dhe rasti do të ndiqet sipas procedurës së rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *