Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala: Rimbursimi i barnave onkologjike, sfida ime emergjente

Ministrja e sapoemëruar e Shëndetësisë, Evis Sala, gjatë prezantimit në QSUT, theksoi se përparësi urgjente është rimbursimi i plotë i barnave onkologjike. “Është e palejueshme që pacientët onkologjikë të mos kenë mbulim të plotë. Kjo është një sfidë që do ta zgjidhim,” tha ajo.

Sala nënvizoi rëndësinë e riorganizimit të shërbimit parësor dhe diagnostikues për të ulur fluksin në spitale, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për përmirësimin e diagnostikës. Ajo shtoi se do të krijohen ekipe spitalore për procedura të domosdoshme dhe do të ndërpritet “rrjedhja” e mjekëve të rinj jashtë vendit, duke premtuar vlerësim të tyre në Shqipëri.

“Ky është një oqean i madh sfidash, por asgjë nuk është e pamundur kur bashkohemi,” u shpreh ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *