Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kurbinit, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë motrën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në Laç.
“Ky shtetas, për motive të dobëta, ka kanosur me thikë motrën e tij. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.