Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në bashkëpunim me Krimin Ekonomik ka kryer një kontroll në pikën e grumbullimit në Divjakë, pas një referimi për rast të dyshuar.
Ngarkesa prej 8,216 kilogramësh spec djegës, e mbledhur nga zonat e Mollasit dhe Cërrikut në Elbasan, u analizua dhe rezultoi me praninë e tre pesticideve mbi normë: Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.
Sipas AKU-së, për shkak të rrezikut, ngarkesa është bllokuar dhe do të asgjësohet, duke u dhënë sinjal alarmi për kontroll më të rreptë të produkteve bujqësore.