Shi, erë dhe borë…ky është parashikimi i motit për këtë javë

Java ka nisur me reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja, reshjet më intensive do të jenë në jug, ndërsa në qendër dhe veri pritet shi me intensitet më të ulët. Mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri të mërkurën, kur parashikohet përmirësim dhe kthjellime.

Në zonat malore mbi 1400 metra janë regjistruar reshjet e para të dëborës, të cilat në vijim pritet të zbresin deri në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat do të variojnë nga 6 deri në 22°C, ndërsa era e fortë veriore dhe verilindore do të ndjehet gjatë gjithë ditës, edhe në zonat bregdetare.

Pas të mërkurës, pritet rritje e lehtë e vlerave termike, por meteorologia Porja paralajmëron se fundjava mund të sjellë sërish surpriza të motit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *