Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua në Melegnano, Itali, pasi policia italiane zbuluar 10 kilogramë heroinë të fshehur nën sediljen e fëmijës së tij në makinë. Shqiptari po udhëtonte me gruan dhe fëmijët në një SUV kur u ndalua në pikën e pagesës së autostradës A1 nga oficerët e Gdf të Milanos.
Kontrollet në shtëpinë e tij në provincën e Torinos zbuluan edhe 3 kilogramë të tjera heroinë, duke treguar lidhjen e tij me një zinxhir furnizimi të organizuar. Gjykata e Lodit urdhëroi paraburgimin e tij, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar rrjetin e kontaktit dhe destinacionin e drogës.