Nis riparimi i rrugës Vorë–Ura e Dajlanit, ARRSH njofton bllokimet dhe rrugët alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve për projektin “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike” në segmentin Vorë–Ura e Dajlanit.

Nga data 13 tetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:

Vorë–Maminas

Maminas–Sukth

Sukth–Fllakë

Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit

Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit

Punimet do të zgjasin 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa për drejtuesit e mjeteve sugjerohet rruga alternative: Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve në krahun Vorë–Durrës, punimet do të vijojnë në drejtimin e kundërt Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën metodologji dhe afat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *