IMT do të shembë pallatin në Astir, 4000m² pa leje

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë Tiranë ka bllokuar një pallat në zonën e Astirit me sipërfaqe 4,000 m², i ndërtuar pa leje në një hapësirë publike. Objekti, që ishte thuajse i përfunduar, i përket biznesmenit Sino Llanaj. Aksioni u mbështet nga Policia Bashkiake dhe u ndoq nga afër nga nënkryetari i Bashkisë, i cili deklaroi se hapësirat pa leje do të kthehen në lulishte dhe parqe për fëmijët.

Llanaj, i njohur për konflikte të mëparshme në projekte të tjera, u ndalua nga specialistët e Komisariatit Nr. 6 për ndërtim pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit në Yzberisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *