Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për rritjen e infeksioneve bakteriale që nuk reagojnë më ndaj trajtimeve me antibiotikë. Sipas të dhënave të fundit, 1 në 6 infeksione bakteriale të identifikuara gjatë vitit 2023 kanë treguar rezistencë ndaj ilaçeve që zakonisht përdoren për trajtim.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë po e bën të vështirë trajtimin e sëmundjeve të zakonshme, duke e kthyer edhe një plagë të vogël në kërcënim për jetën. Sipas OBSH-së, bakteret rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë rreth 1 milion vdekje në vit dhe kontribuojnë në gati 5 milionë të tjera në mbarë botën.
Specialistët fajësojnë përdorimin e tepruar dhe të pakontrolluar të antibiotikëve tek njerëzit, kafshët dhe në industrinë ushqimore si një nga arsyet kryesore të këtij fenomeni shqetësues.