Korçë/ Avokati vjedh klientin e burgosur, i zhduk paratë nga llogaria bankare

Një avokat në Korçë ka përfunduar nën hetim nga specialistët e krimit ekonomik, pasi dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme shuma parash nga llogaria bankare e një klienti të tij.


Burime nga policia bëjnë me dije se ndaj 56-vjeçarit A. L. janë referuar materialet në Prokurori, pasi gjatë viteve 2020–2022, ai ka tërhequr para nga llogaria e një 70-vjeçari, i cili ndodhet aktualisht në burg.


Avokati dyshohet se ka abuzuar me prokurën e klientit, duke përfituar nga gjendja e tij shëndetësore dhe duke e mashtruar për t’i marrë paratë. Aktualisht ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *