Një ngjarje dramatike ka tronditur Manzën të Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy persona kanë humbur jetën pas një konflikti me armë zjarri pranë një karburanti.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të datës 22 tetor. Viktimat janë A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Hetimet paraprake tregojnë se F. P. është qëlluar për vdekje nga 21-vjeçari D. P., ndërsa A. K. dyshohet të jetë plagosur për vdekje gjatë përplasjes nga F. P.
D. P. është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e rendit po kryejnë kontrolle intensive në zonë. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të administruar provat që do të çojnë në dokumentimin ligjor të rastit.