Rregulla të reja për monopatinat elektrike, pritet ndryshimi i Kodit Rrugor

Pas pezullimit të përkohshëm të lëvizjes me monopatina elektrike, Ministria e Brendshme po përgatit një kuadër të ri ligjor që do të përcaktojë qartë mënyrën e përdorimit të tyre në qytet.

Të premten, ministrja Albana Koçiu zhvilloi një tryezë ndërinstitucionale me përfaqësues të Policisë së Shtetit, ARRSH, DPSHTRR, Bashkisë së Tiranës dhe ekspertë të sigurisë rrugore, për të diskutuar rregullat e qarkullimit dhe standardet teknike të monopatinave.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se pritet ndryshimi i Kodit Rrugor, ku do të përfshihen dispozita të posaçme për këtë mjet transporti.

Sipas draftit paraprak, përdoruesit e monopatinave do të kenë detyrim të mbajnë kaskë, mjetet do të regjistrohen zyrtarisht, dhe shkelësit do të gjobiten. Po ashtu, do të vendoset kufizim moshe për përdoruesit dhe do të përcaktohen zonat e lejuara të qarkullimit.

Drafti final pritet të publikohet brenda disa ditësh dhe më pas do të hapet për konsultim me grupet e interesit, përpara se të miratohet zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *