Science Daily: Kolesterol i lartë, rrezik më i ulët kanceri

Një studim i fundit ka zbuluar një lidhje të pazakontë mes niveleve të larta të kolesterolit dhe një rreziku më të ulët për kancer apo vdekje nga disa lloje të tij, përfshirë kancerin e mushkërive, gjirit, prostatës dhe zorrëve, raportoi Science Daily.

Megjithëse kolesteroli i lartë njihet si faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, studiuesit besojnë se kjo lidhje pozitive me mbijetesën mund të lidhet me barnat që përdoren për uljen e kolesterolit, si statinat.

Sipas tyre, statinat mund të kenë efekte mbrojtëse kundër disa llojeve të kancerit, duke ndihmuar në uljen e rrezikut për zhvillimin e tumoreve ose në rritjen e shkallës së mbijetesës te pacientët që tashmë janë prekur.

Disa hulumtime të mëparshme kanë sugjeruar gjithashtu se ndryshimet në nivelet e kolesterolit mund të ndikojnë në rritjen e qelizave kancerogjene, edhe pse mekanizmi i saktë biologjik mbetet ende i paqartë.

Ekspertët theksojnë se këto gjetje nuk do të thotë se vetë kolesteroli i lartë është mbrojtës ndaj kancerit, por se trajtimi mjekësor që pason diagnozën – pra përdorimi i barnave kundër kolesterolit – mund të jetë faktori kryesor që sjell këtë efekt pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *