Policia kufitare greke në grevë, ditën e hënë bllokohet qarkullimi i automjeteve në Kakavijë

Policia Kufitare njofton se ditën e hënë, më 27 tetor, nga ora 06:00 deri në 10:00, lëvizja e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës do të jetë e ndaluar. Ky kufizim vjen për shkak të një greve të paralajmëruar nga Policia Kufitare Greke.

Vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron që udhëtimet me makinë të planifikohen në orare të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *