Gruaja i jep fund martesës 25-vjeçare, pasi bashkëshorti hëngri copën e fundit të tortës së përvjetorit të tyre

Kur bashkëshorti i saj hëngri copën e mbetur të cheesecake-ut, ajo kuptoi se nuk kishte të bënte me ëmbëlsirën — por me 25 vite “duke u mjaftuar me thërrime”.

Një grua 46-vjeçare ndau historinë e saj në Reddit, duke treguar se pas 25 vitesh martesë vendosi të ndahej nga bashkëshorti, pasi ai kishte ngrënë copën e tortës së përvjetorit.
Në rrëfimin e saj, ajo shpjegoi se burri 48-vjeçar e kishte surprizuar me një udhëtim romantik për përvjetorin e martesës, shpresë që do të ringjallte lidhjen e tyre pas muajsh ftohtësie dhe grindjesh.

Megjithatë, gjatë udhëtimit, distanca emocionale e tij u bë e dukshme — dhe gjithçka përfundoi me një “incident” të vogël, por simbolik: ai hëngri copën e saj të cheesecake-ut, duke e marrë me të qeshur.
Për të, ajo copë e munguar u bë metaforë e gjithë martesës së saj: vite të tëra duke dhënë gjithçka, ndërsa merrte vetëm “thërrime dashurie dhe respekti”.

“Pas 25 vitesh duke qenë kujdestare, amvise, nënë dhe bashkëshorte që mban gjithçka mbi supe, nuk meritova as copën time të tortës. E kuptova se nuk bëhej fjalë për ëmbëlsirën, por për çdo moment të lënë pas dore,” shkroi ajo.

Pas atij mëngjesi, ajo mori vendimin përfundimtar për ta lënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *