“Rezulton i dënuar më parë”, policia jep detaje për autorin e krimit te “Komuna e Parisit”

Policia ka zbardhur të dhëna të reja për vrasjen e ndodhur në ambientet e një lokali në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku humbi jetën 35-vjeçari Indrit Ismaillari.

Sipas njoftimit zyrtar, autori i dyshuar, Flip Shehu, 41 vjeç, u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Verifikimet treguan se ai ishte i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia sekuestroi thikën me të cilën dyshohet se u krye krimi. Hetimet paraprake tregojnë se sherri mes dy punonjësve të lokalit ka nisur për motive të dobëta, duke përfunduar tragjikisht me vdekjen e Ismaillarit.

41-vjeçari Shehu tashmë akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *