Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një paralajmërim të fortë për qytetin e Tiranës.
Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ai deklaroi se Astiri dhe Liqeni i Thatë janë dy zona shumë të rrezikshme, ku policia nuk ka mundësi të mbajë situatën nën kontroll dhe të monitorojë se kush hyn dhe kush del.
Sipas Karamuços, këto zona nuk janë informale, por kanë lëvizje të vrullshme demografike dhe përdoren nga kontigjente kriminale që gjejnë strehë në shtëpi me qira të banorëve të zakonshëm.
Ai theksoi se kriminelët zgjedhin periferitë e Tiranës për të qëndruar të fshehur, duke përdorur këto zona si baza strehimi.