Avokati i tij u tërhoq një ditë përpara seancës, çfarë do të ndodhë nesër me Erion Veliajn?

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet të dalë nesër në orën 08:30 nga ambientet e paraburgimit të Durrësit për t’u paraqitur në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca do të shqyrtojë ankimin e Veliajt për shkarkimin nga detyra, si edhe dekretin e presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Ndërkohë, avokati Jordan Daci ka bërë të ditur se është tërhequr nga mbrojtja ligjore e ish-kryebashkiakut, duke sqaruar në një postim në rrjetet sociale se vendimi vjen për shkak të një konflikti interesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *