Pas rastit të pak ditëve më parë, kur një 12-vjeçare nga Delvina tentoi t’i japë fund jetës, një tjetër vajzë 12-vjeçare në Vlorë dyshohet se ka tentuar të vetëdëmtohet duke konsumuar ilaçe. Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin e Tiranës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe arsyet që e çuan të miturën në këtë veprim.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 29.10.2025, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një shtetase e mitur 12-vjeçare, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente mjekësore.