Peshëngritësja e talentuar e KSHS Teuta, Enkileda Carja, triumfoi në Kampionatin Europian për të Rinj dhe U23 në Durrës, duke thyer tre rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg) dhe një rekord bote në shkëputje për Youth.
Carja shfaqi një performancë spektakolare, duke realizuar me sukses të gjashta provat:
Shkëputje: 98 kg
Shtytje: 118 kg
Dygarësh: 216 kg
Një triumf i jashtëzakonshëm që dëshmon fuqinë, tekniken dhe vetëbesimin e saj!