Dhunë dhe rrëmbim për motive të dobëta, në pranga vëllai i deputetit demokrat dhe dy persona të tjerë

Policia e Devollit ka ndaluar tre persona, mes tyre Alti Nallbatin, vëllain e deputetit demokrat Bledjon Nallbati, të akuzuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një 32-vjeçari.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit – A. N. (42 vjeç), M. B. (37 vjeç) dhe T. Ç. (38 vjeç) – kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin Ilir Topçiu, i cili ndodhej në arrest shtëpie, e kanë çuar në një biznes privat në Devoll, ku e kanë kërcënuar dhe dhunuar fizikisht.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Policia ka sekuestruar prova materiale dhe ka referuar dosjen në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *