Zjarr në një pallat te “Komuna e Parisit”, tymi mbulon zonën, evakuohen banorët

Një zjarr ka shpërthyer në garazhin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit.

Në pamjet e transmetuara në media, shfaqen forcat zjarrfikëse duke tentuar të shuajnë flakët që kanë përfshirë garazhin, ndërsa efektivë të tjerë evakuojnë banorët në katet e sipërme.

Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Informacione të mëtejshme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve dhe normalizimit të situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *