AKU bllokon 25 ton misër të importuar nga Serbia

AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia, pasi analizat zbuluan nivel të lartë të aflatoksinës B1, mbi normat e lejuara në Shqipëri.

Ndërkohë që në vendet e BE kjo sasi është e pranueshme, në Shqipëri konsiderohet e rrezikshme.

Kontrollet po vijojnë dhe priten bllokime të tjera në doganën e Hanit të Hotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *