Një pjesë e madhe e ankthit dhe shqetësimeve të përditshme që përjetojmë rezulton të jetë e kotë. Sipas një studimi të realizuar nga Dr. Walter Calvert, i publikuar në Journal of Clinical Psychology dhe i cituar më vonë nga Universiteti i Cincinnatit, rreth 85% e gjërave për të cilat njerëzit shqetësohen nuk ndodhin kurrë në realitet.
Studimi vuri në dukje gjithashtu se, nga 15% e situatave që ndodhin realisht, 79% e pjesëmarrësve raportuan se i përballuan më mirë nga sa kishin pritur ose mësuan diçka të vlefshme nga përvoja.
Rezultatet tregojnë se shumica e frikërave dhe mendimeve negative që na pushtojnë janë produkt i një reagimi të ekzagjeruar të mendjes njerëzore. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ato zbulojnë se aftësia jonë për t’u përballur me vështirësitë është më e madhe se sa e mendojmë.
Psikologët e interpretojnë këtë si një mënyrë të trurit për t’u përgatitur për të papriturat, por theksojnë se kujdesi i tepërt shpesh kthehet në barrë emocionale. “Në fund të fundit, shumica e gjërave që na marrin gjumin natën nuk do të ndodhin kurrë. Dhe për ato pak që ndodhin, jemi më të fortë se sa besojmë,” thuhet në përfundimet e studimit.