PS fiton në të pesë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale: Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, dhe në të gjitha ka triumfuar Partia Socialiste.

Në Vlorë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini fitoi 78.4% të votave (15,672 vota), kundrejt Dionis Sotës me 11.7% dhe Gjergj Nikës me 9.9%.

Në Cërrik, PS siguroi fitoren me Florenc Dokën, i cili mori 66.2% të votave (6,201 vota). Pas tij renditen Amarildo Hoxha (20.1%) dhe Eligerti Hima (13.6%).

Në Berat, kandidati socialist Ervin Ceca mori 13,050 vota, duke lënë pas Pavllo Shkarpën me vetëm 2,607 vota.

Në Tepelenë, PS me Gramos Sakon, mori 77.8% të votave (3,261 vota), ndërsa kundërshtari Gabriel Guma mori 22.2%.

Në Mat, Altin Bojni i PS, fitoi 66 për qind të votave përballë 28 për qind që mori kandidati i PD Eduart Brahilika.

Pjesëmarrja në votime rezultoi shumë e ulët, vetëm 18.72% në nivel kombëtar. Më e larta u regjistrua në Mat (39.36%), ndërsa më e ulëta në Vlorë (12.54%).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *