Partia Demokratike nis bojkotin

Partia Demokratike ka nisur sot një bojkot të përkohshëm të punimeve parlamentare, duke refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve.

Vendimi u mor dje nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili në një mesazh drejtuar deputetëve kërkoi që askush të mos marrë pjesë në komisione deri në një vendim të ri.

Bardhi thekson se ky është një reagim i përkohshëm, në pritje të mbledhjes së sotme të grupit demokrat, ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar ndaj Kuvendit dhe qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *