Arben Ahmetaj i është drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të 9 marsit 2023 për kontrollin e banesës së tij dhe të partneres, Erjola Hoxha.
Ai pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ishte deputet dhe kërkonte autorizim nga Kuvendi, si dhe se nuk kishte një procedurë efektive për ta kundërshtuar.
Aktualisht, Ahmetaj ndodhet në arrati dhe është nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.