Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka nisur linjën e re direkte Tiranë–Heraklion, duke lehtësuar udhëtimet për mijëra shqiptarë që jetojnë në Kretë dhe duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi turistik e ekonomik.
Sipas TIA-s, kjo linjë është pjesë e zgjerimit të rrjetit që tashmë numëron 118 destinacione aktive, me pritshmëri për të arritur një rekord prej 12 milionë pasagjerësh këtë vit.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku e cilësoi këtë hap si “një urë të re mes Shqipërisë dhe Kretës”, që forcon pozicionin e TIA-s si një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon.