Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkallnur të Durrësit, ku një 55-vjeçar humbi jetën pas një konflikti me një adoleshent 16-vjeçar.
Sipas policisë, sherri nisi pasi 55-vjeçari kishte ofenduar me fjalë një fëmijë të mitur. Pas këtij episodi, fëmija i ka treguar ngjarjen të vëllait, i cili është përballur me 55-vjeçarin dhe e ka goditur disa herë me grushte.
I plagosur rëndë, 55-vjeçari u dërgua në spital, por pas disa ditësh ndërroi jetë. Policia ka arrestuar 16-vjeçarin, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.