Organizonin lojëra fati në lokal, policia arreston dy persona në Vlorë

Policia godet një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në lagjen “24 Maji” në Vlorë.


Në pranga ranë pronari 32-vjeçar dhe administratori 42-vjeçar i lokalit, të cilët zhvillonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri.

U sekuestruan 7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa dhe një përforcues metalik grushti.


Pronari rezultoi gjithashtu në kërkim nga DVP Berat për veprën “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *