Rama reagon për atentatin e Rinasit: Nëse do kishim kamera inteligjente do e kishim parandaluar

Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë lidhur me atentatin në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe, pas plagëve të rënda, humbi jetën edhe punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri. Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr. 3 në Tiranë, Rama u shpreh se ngjarja do të ishte zbardhur menjëherë nëse do të kishim sistem kamerash inteligjente.

Sipas tij, përfitimi kryesor i këtij sistemi nuk është vetëm identifikimi i autorëve, por parandalimi i krimeve, ashtu siç dëshmojnë praktikat në Emiratet e Bashkuara dhe vende të tjera ku këto teknologji përdoren gjerësisht. Rama siguroi se brenda këtij mandati kamerat inteligjente do të jenë të instaluara.

Ai shtoi se procesi është vonuar për shkak të burokracive të brendshme, duke theksuar se sistemi është dhënë nga Emiratet, por duhej të përfundonin procedurat dokumentare. Vendosja pritet të marrë rreth 12 muaj, gjatë të cilëve do të përgatiten planet e zbatimit dhe monitorimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *