“Nuk ndihem mirë” – thirrja e fundit e 48-vjeçares që u kthye në tragjedi: Familja shpërthen në akuza ndaj mjekëve

Një 48-vjeçare nga Korça u gjet e pajetë në banesën e saj të dielën, pasi prej dy ditësh kishte shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Familja e Gentiana Nanos akuzon mjekët e spitalit të qytetit për mungesë kujdesi, duke pretenduar se gruaja u dërgua në shtëpi ndonëse ankohej për gjendje të rënduar.

Sipas familjarëve, Nano u paraqit fillimisht në urgjencë për vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta të zemrës, por u trajtua dhe u largua me diagnozën “anemi”. Të nesërmen, gjendja u përkeqësua sërish; mjekët e urgjencës i dhanë disa injeksione për tensionin e ulët, por simptomat nuk u qetësuan. Mëngjesin e 16 nëntorit, ajo u gjet pa shenja jete nga familjarët.

Djali i saj, Erdiol Nano, kërkon përgjigje për mënyrën si është trajtuar e ëma, duke pyetur pse mjekët nuk e mbajtën në spital pavarësisht ankesave të vazhdueshme. Policia ka nisur marrjen e deklarimeve dhe pritet të pyeten edhe mjekët e shërbimit, ndërsa autopsia do të zbardhë shkakun e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *