Moti i keq, policia zbarkon në terren

Për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhive që kanë përfshirë disa zona të vendit, Policia e Shtetit ka rritur praninë në rrugë dhe u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Patrullat janë shpërndarë në të gjithë territorin për të ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të minimizuar rrezikun e aksidenteve.


Në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, policia është në gatishmëri për çdo situatë rreziku.

Ndërkohë, firmat kontraktore të mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve, si dhe hapjen e segmenteve të bllokuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *