Studimi i universitetit “Johns Hopkins”: Konsumimi i vetëm 2 cigareve në ditë, rrit me 50% rrezikun për sëmundjet e zemrës

Edhe vetëm dy cigare në ditë lidhen me një rritje prej 50% të rrezikut për sëmundje të zemrës, tregon një studim i ri

Një studim i ri sugjeron se mjaftojnë vetëm 100 cigare gjatë gjithë jetës së një personi për të rritur rrezikun e tij për sëmundje të zemrës dhe vdekje.
Studiuesit në Universitetin Johns Hopkins, të cilët analizuan zakonet e duhanpirjes së më shumë se 300,000 të rriturve për gati 20 vjet, zbuluan se burrat dhe gratë që pinin vetëm dy cigare në ditë kishin një rritje prej 60% të rrezikut për vdekje nga çdo shkak, krahasuar me ata që nuk kishin pirë kurrë duhan.

Për më tepër, grupi i duhanpirësve kishte një rrezik 50% më të lartë për sëmundje të zemrës, sipas studimit të botuar të martën në revistën PLOS Medicine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *