Elton Zefi, shqiptari hero, shpëton një 85-vjeçar nga mbytja në Itali

Një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi ndodhi në Padova të enjten e 20 nëntorit, kur Elton Zefi, 32 vjeç, nuk nguroi të hidhej në ujërat e kanalit Battaglia për të shpëtuar një jetë. Një biznesmen 85-vjeçar, Giuseppe Salvalajo, humbi kontrollin e makinës së tij dhe përfundoi i bllokuar në automjetin që po fundoshej.

Zefi, që po festonte ditëlindjen, pa ngjarjen dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, duke bashkëpunuar me një kalimtar tjetër për të shpëtuar të moshuarin. Pas disa përpjekjesh të vështira dhe me rrezik për jetën e tij, ai arriti të nxjerrë biznesmenin në breg. Pak çaste më vonë mbërritën ekipet e emergjencës, ndërsa momenti heroik u regjistrua dhe shpërnda shpejt në rrjetet sociale.

Elton Zefi u bë shembull i guximit dhe solidaritetit, duke treguar se heroizmi mund të shfaqet në çdo çast dhe nga njerëz të zakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *