Ministri Blendi Gonxhja në Milano, me Giuseppe Marotta, Presidentin dhe CEO-në e F.C Internazionale Milano, për bashkëpunim strategjik që synon ngritjen e standardeve të futbollit bazë.
Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja shkruan:
Në Milano, me Giuseppe Marotta, Presidentin dhe CEO-në e F.C Internazionale Milano së bashku me Juxhinin që drejton Inter Club Albania, për konkretizimin e projekt-idesë për Inter Academy Albania. Në qendër të bisedës ishte vendosja e një bashkëpunimi strategjik që synon ngritjen e standardeve të futbollit bazë dhe krijimin e mundësive për talentet e reja në Shqipëri dhe rajon.
U dakordësuam për hapat finalë dhe shumë shpejt pritet vizita zyrtare e delegacionit të Inter në Shqipëri i kryesuar nga Z. Marotta, ku do të zyrtarizojmë bashkëpunimin tonë.
Një zhvillim i rëndësishëm për sportin shqiptar në partneritet me një brand global dhe një gur themeli për edukimin sportiv të brezave të ardhshëm.