3.5 ton kokainë, arrestohen 28 persona në Itali, mes tyre gjashtë shqiptarë

Një aksion i gjerë i antimafias italiane ka përfunduar me ekzekutimin e 28 masave sigurie, ku ndër të arrestuarit janë edhe gjashtë shtetas shqiptarë. Sipas prokurorisë italiane, të ndaluarit dyshohen për përfshirje në një rrjet kriminal të lidhur me klanin e Ndrangheta-s “Locride”, i specializuar në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Hetimet kanë zbuluar se grupi ka transportuar rreth 3.5 ton kokainë, me një vlerë që tejkalon 27 milionë euro. Ngarkesat me origjinë nga Kolumbia dhe Brazili futeshin në portet evropiane të maskuara brenda kontejnerëve të ligjshëm, përmes metodës së njohur si “gancio cieco”, që lejon marrjen e drogës pa dijeninë e transportuesit zyrtar.

Operacioni u realizua falë zbërthimit të komunikimeve të koduara në platforma si SkyECC, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol. Hetimet sollën në dritë lidhjet mes ndërmjetësve shqiptarë, furnizuesve nga Amerika e Jugut dhe grupit udhëheqës Barbaro di Platì.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *