Marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 18-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 44-vjeçari në Shijak

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 18-vjeçareje që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë.

Menjëherë pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Shijakut organizuan operacionin për kapjen e autorit të dyshuar. Policia arrestoi shtetasin H.G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan një armë gjahu e mbajtur pa leje dhe një shkop gome i përdorur zakonisht nga strukturat policore, të cilat u morën si prova materiale.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale:

“Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”

“Mbajtje pa leje e armëve të gjahut”

“Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *