Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, në drejtim nga Qafë Thana, do të mbetet i mbyllur përkohësisht për qarkullim për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së gurëve. Shkak i bllokimit është dëmtimi i skarpatës nga reshjet e fundit, që ka krijuar situatë të pasigurt për automjetet.
Në terren po vijojnë punimet për përmirësimin dhe stabilizimin e skarpatës, ndërsa autoritetet njoftojnë se rikthimi i qarkullimit do të bëhet sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.
Shoferëve u bëhet thirrje për kujdes dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe.