Operacion italo-shqiptar godet trafikun e drogës: 21 masa sigurie ndaj grupit kriminal

Autoritetet italiane dhe SPAK kanë finalizuar një tjetër operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës, duke lëshuar 21 masa sigurie. Grupi i strukturuar kriminal dyshohet se merrej me transportimin e lëndëve narkotike.

Ky aksion lidhet me operacionin e zhvilluar dy ditë më parë, ku u dhanë 28 masa sigurie, mes tyre edhe për 6 shqiptarë, të gjithë me “arrest në burg”. Të përfshirët akuzohen se ishin pjesë e një organizate të lidhur me klanin Barbaro të ‘Ndrangheta-s’ dhe se kanë trafikuar rreth 3.5 ton kokainë, me vlerë të përllogaritur mbi 27 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *