Tokë për 1 euro, qeveria miraton 28 zona me përparësi zhvillimi

Qeveria ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Personat që kanë përdorur një tokë për më shumë se 10 vite dhe paraqesin një plan biznesi mund ta blejnë atë për vetëm 1 euro.

Në Mat janë caktuar 3 zona me një sipërfaqe totale prej 620 hektarësh. Në Shijak janë përcaktuar 20 zona të reja, me 302 hektarë tokë në dispozicion për investime. Ndërsa në Shkodër, zonat për zhvillim përfshijnë 4,420 hektarë në njësi të ndryshme administrative si Shalë dhe Guri i Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *