Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres dhe deputetes Belinda Balluku. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:30.
SPAK e akuzon Ballukun për ndërhyrje në 12 procedura tenderuese dhe kërkon heqjen e imunitetit për vijimin e hetimeve, duke argumentuar rrezik për përsëritje të veprave penale. Dokumentacioni i prokurorisë është sekret hetimor dhe ka qenë objekt debati për mënyrën e shqyrtimit.
Balluku ka të drejtë të paraqitet ose të përfaqësohet nga avokat. Pas shqyrtimit, Këshilli përgatit raportin që i kalon për votim seancës plenare. Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për të.