Studim britanik: Fëmija më i vogëli familjes është më gazmori; i madhi, më i suksesshëm


Një sondazh i fundit i YouGov, i zhvilluar me 1,783 të rritur britanikë, ka hedhur dritë mbi dallimet interesante mes vëllezërve dhe motrave. Sipas studimit, 46% e atyre që janë fëmija më i vogël në familje e konsiderojnë veten më qesharakë, duke lënë pas fëmijët më të mëdhenj, prej të cilëve vetëm 36% e mendojnë veten të tillë.


Studiuesit theksojnë se ndjenja më e lartë e përgjegjësisë te fëmija i madh ndikon në këto dallime: 54% e të parëlindurve thanë se ndihen më përgjegjës, krahasuar me vetëm 31% të fëmijëve më të vegjël.

Ndërkohë, 47% e fëmijëve të fundit në familje u shprehën se janë më të qetë dhe më të shkujdesur.


Megjithatë, kur bëhet fjalë për suksesin, avantazhi duket se i takon fëmijës së madh, pasi 38% e tyre pohuan se janë më të suksesshëm financiarisht sesa vëllezërit apo motrat më të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *