Të fillosh punën herët në mëngjes, veçanërisht para orës 10:00, mund të jetë e dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik, pasi bie ndesh me ritmet natyrore biologjike të trupit.
Kështu shprehet studiuesi i Universitetit të Oksfordit, Dr. Paul Kelley, i cili thekson se oraret e hershme të punës prishin orën biologjike të njeriut.
Sipas tij, kjo çon në mungesë gjumi, përqendrim të dobët, rritje të stresit dhe probleme afatgjata shëndetësore.
Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit janë më produktivë dhe funksionojnë më mirë kur oraret e punës përputhen me ciklet natyrore të gjumit, në vend që të detyrohen të zgjohen dhe të punojnë herët në mëngjes.