Aksident tragjik në aksin Gjirokastër – Tepelenë: Humbin jetën 3 djem të rinj, mbijeton një vajzë

Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve ka sjellë pasoja tragjike në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, duke i marrë jetën tre të rinjve. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë Klejdi Myftari (24 vjeç), Anxhelo Ruci (28 vjeç) dhe Martin Dulaj (26 vjeç), të cilët humbën jetën në vendngjarje si pasojë e impaktit të fortë.


Në automjet ndodhej edhe një vajzë 20-vjeçare, Arsida Demiri, e cila ka mbijetuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo u dërgua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.


Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akset me risk të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *