Trump: Kam marrë më shumë aspirinë se sa rekomandohet për 25 vjet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është në “shëndet perfekt”, se merr më shumë aspirinë sesa rekomandojnë mjekët dhe se nuk bën ushtrime të rregullta fizike sepse i duken “të mërzitshme”.


Në një intervistë mbi gjendjen e tij shëndetësore, Trump i tha gjithashtu The Wall Street Journal se në tetor kishte kryer një skaner CT, pasi më herët u kishte thënë gabimisht gazetarëve se kishte bërë një rezonancë magnetike (MRI), e cila është një ekzaminim më i detajuar.“Nuk ishte MRI,” i tha Trump gazetës. “Ishte diçka më pak se kaq. Ishte një skanim.”


79-vjeçari është presidenti më i moshuar që është inauguruar ndonjëherë në historinë e SHBA-së dhe në disa raste është dukur sikur ka rënë në gjumë gjatë takimeve ose nuk ka dëgjuar pyetjet që i janë drejtuar.


Trump ka “shprehur irritim për debatin publik rreth shëndetit të tij”, shkruan The Wall Street Journal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *