Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e një autobusi, pasi ky i fundit ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi N. H., 56 vjeç, duke drejtuar autobusin në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”, ka aksidentuar këmbësorin Z. I., 46 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 46-vjeçari ka humbur jetën.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar dhe arrestuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Rrethanat e plota të aksidentit po hetohen nga autoritetet.